Kisha me dy kryqe në Koprivë të Mitrovicës (VIDEO) NULL NULL 22.03.2023 16:20 22.03.2023 16:20 Në një cep të Koprivës së Mitrovicës, larg vendbanimeve, ndodhet kisha e këtij fshati, i cili gjendet në veri të vendit. Gojëdhënat tregojnë se kisha i përket shqiptarëve të besimit katolik, ndërsa këtë e dëshmon edhe vetë pamja e objektit. Një kishë me dy kryqe, e pazakontë për një shtëpi të besimtarëve! Kjo dikur grumbullonte shqiptarët, ndërsa tani duket se është tjetërsuar nga serbët. Një problem jo i vogël për Komunën e Mitrovicës, e cila tashmë ka marrë masa! Jo shumë larg kishës, ndodhen varreza të shqiptarëve, të cilat janë fakte arkeologjike që kjo pjesë çdo herë ishe e jetuar nga shqiptarët. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.