Kinematografja Halyna Hutchins vdiq në krahët e elektricistit NULL NULL 25.10.2021 23:17 25.10.2021 23:17 Elektricisti në filmin “Rust”, Serge Svetnoy, ka thënë se kinematografJa, Halyna Hutchins, vdiq në duart e tij. Hutchins u vra aksidentalisht në setin e filmit të lartpërmendur nga aktori Alec Baldwin pasi revolja mbante një plumb normal. “Po, po qëndroja sup më sup me Halyna-n gjatë të shtënës fatale që ia mori jetën dhe e lëndoi regjisorin, Joel Souza”, ka shkruar Svetnyo. “Po e mbaja në krahët e mi teksa po vdiste. Gjaku i saj ishte në duart e mia”. Svetnoy tha se e gjitha ndodhi si pasojë e neglizhencës dhe joprofesionalizmit të personave përgjegjës për armët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 2 orë më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 7 orë më parë