Kinemaja në zi, vdes Milos Forman NULL NULL 14.04.2018 10:27 14.04.2018 10:27 Milos Forman, regjisori çek me famë hollivudiane, ka vdekur në moshën 86 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia çeke e lajmeve CTK të shtunën. Ai vdiq të premten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas një sëmundjeje të shkurtër, i tha gruaja e tij Martina CTK-së. “Vdekja e tij ishte e qetë, dhe ai ishte i rrethuar gjatë tërë kohës nga familja dhe miqtë e tij më të afërt”, kishte thënë ajo. Forman është kryesisht i njohur për publikun e gjerë me filmat legjendarë si “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” dhe “Amadeus”, për të cilët ishte shpërblyer me çmimin Oscar për regjisorin më të mirë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024