Kinë: Porsche-ja e re u vendos gabimisht në shitje me çmim të volitshëm NULL NULL 03.02.2023 14:42 03.02.2023 14:42 Blerësit e mundshëm të veturave në Kinë kanë zbuluar se një reklamë në internet për një veturë sportive luksoze ishte “shumë e mirë për të qenë e vërtetë”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Një përfaqësi e Porsche në qytetin e Yinchuan listoi automjetin e ri për 18,300 dollarë. Kjo është vetëm një pjesë e asaj që duhet të ishte. Panamera ka një çmim fillestar prej 148,000 dollarë. Promovimi tërhoqi qindra blerës të mundshëm që nxituan të siguronin atë që dukej të ishte një Pazar i levërdishshëm. Një zëdhënës i prodhuesit gjerman të makinave tha për BBC se promovimi “përmbante një gabim serioz në çmimin e listuar me pakicë”, i cili u hoq menjëherë. “Meqenëse kishte vetëm një automjet në magazinë, në përputhje me procesin e shitjes, Porsche Center Yinchuan ka komunikuar me klientin e parë i cili bëri një tarifë rezervimi të rimbursuar në internet dhe ka negociuar një rezultat të këndshëm”, shtuan ata. Përfaqësia gjithashtu kontaktoi “çdo ofertues individualisht dhe shpjegoi situatën duke u kërkuar falje”. Informacioni i pasaktë është postuar më 30 janar dhe klientët që kanë paguar tarifën e rezervimit janë rimbursuar, tha Porsche. Incidenti bëri bujë në mediat sociale kineze. Kishte të tillë që menduan se ishte thjesht një strategji promovuese “e menduar mirë”.
Të Tjera TikTok pritet të jetë subjekt i rregullave më të rrepta të BE-së lidhur me përmbajtjen 08/02/2023