Kinë, një grua shpëtohet nga rrënojat 88 orë pas shembjes së ndërtesës NULL NULL 2 months më parë 2 months më parë Një grua është shpëtuar nga rrënojat 88 orë pas shembjes së një ndërtese 6-katëshe në qytetin Changsha në rajonin Hunan të Kinës. Sipas lajmit të agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, mësohet se gruaja u shpëtua në orët e mëngjesi të së martës dhe se ajo është personi i 9-të që shpëtohet gjallë nga rrënojat. Gruaja që u nxor nga rrënojat 88 orë nga ndërtesa që u shemb më 29 prill, thuhet se u dërgoi sinjal ekipeve të shpëtimit duke goditur për një kohë të gjatë sendet përreth dhe se ekipet arritën të lokalizojnë vendin e gruas nëpërmjet detektorëve. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë rreth 20 persona të cilët janë ende të bllokuar në rrënoja. Ndërkohë vihet në dukje se nuk ka asnjë lajm për 39 persona të cilët ndodheshin në ndërtesë, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv. Në kuadër të ngjarjes, përfshirë pronarin janë arrestuar 9 persona me arsyen se janë përgjegjës për shembjen e ndërtesës. Në mesin e të arrestuarve janë tre persona për të cilët pretendohet se janë përgjegjës për projektimin dhe ndërtimin e ndërtesës dhe se kanë dhënë deklarata të rreme lidhur me sigurinë e ndërtimit të shtëpisë për mysafirë ndërmjet kateve të katërt dhe të gjashtë. Presidenti Xi Jinping ka dhënë udhëzimin për “shpëtimin me çdo kusht të personave në ndërtesë” si dhe “gjetjen dhe ndëshkimin e përgjegjësve”.
Kosova Abdixhiku: Se pati prioritet, Kurti përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur 30.06.2022 22: 02
Kosova Abdixhiku: Për Vettingun duhet zgjidhje afatgjatë, nuk duam takime sa për sy e faqe 30.06.2022 22: 01
Kosova Abdixhiku thotë se Kurti funksionon me paranoja: S'di të bëjë, s’di të menaxhojë, s’di të japë (VIDEO) 30.06.2022 22: 01