19:30, 21 Janar 2020

Drejtuesit e lartë të Kinës kanë paralajmëruar zyrtarë të nivelit të ulët që të mos e mbulojnë përhapjen e një koronavirusi të ri që tani ka infektuar gati 300 njerëz.

Kushdo që fsheh rastet e reja do të “gozhdohet në shtyllën e turpit për përjetësi”, tha organi politik përgjegjës për ligjin dhe rendin.

Paralajmërimi erdhi ndërsa mediat shtetërore njoftuan se gjashtë persona kishin vdekur tani nga virusi, i cili shkakton një lloj pneumonie.

Autoritetet kineze konfirmuan dje se virusi i ri mund të përhapet nga njeriu në njeri.

Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë kësaj jave do të mbajë një takim urgjent për shkak të përhapjes së virusit të rrezikshëm, ku do të shqyrtohet shpalljen e një emergjence ndërkombëtare shëndetësore publike mbi virusin – siç bëri me gripin e derrit dhe Ebola.

Një deklaratë e tillë, nëse bëhet, do të shihet si një thirrje urgjente për një reagim të koordinuar ndërkombëtar.

Konkurs Pune

Lexo më shumë