Kina rrethon Tajvanin me mbi 50 avionë luftarakë dhe bombardues bërthamorë NULL NULL 18.08.2022 16:40 18.08.2022 16:40 Kina sot ka dërguar një flotë prej gjashtë anijesh dhe mbi 50 avionësh luftarakë, përfshirë bombarduesit bërthamorë për të rrethuar Tajvanin, në lëvizjet e reja kërcënuese për luftë, thanë zyrtarët. Teksa Pekini po rrit presionin ndaj Tajvanit të vetëqeverisur, një admiral i lartë i marinës amerikane ka thënë se Amerika duhet të përballet me “gorillat” kineze. Kina kreu stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake ndonjëherë rreth Tajvanit, në përgjigje të vizitës së politikanes së lartë amerikane Nancy Pelosi dhe një delegacioni të Kongresit. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se inkursioni i fundit përfshinte 51 avionë, përfshirë bombarduesit H-6, të cilët janë të aftë të dërgojnë armë bërthamore. Si përgjigje, avionë luftarakë tajvanezë u panë të ngriheshin në qiell, disa prej tyre të armatosur me raketa kundër anijeve. Një konflikt mund të tërheqë ShBA-në dhe aleatët e tjerë në një betejë katastrofike të superfuqive, paralajmërojnë ekspertët. Është raportuar se Kina ka vendosur nëndetësen e saj të fundit rreth Tajvanit, e mbushur me armë, duke përfshirë raketa supersonike, që synojnë fundosjen e aeroplanmbajtësve të fuqishëm të Marinës së ShBA-së. Në përgjigje të lojërave luftarake, ushtria amerikane bëri një shfaqje masive të forcës mbi Paqësorin, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv. ShBA-ja ka përsëritur mbështetjen për Tajvanin, pasi Kina refuzoi të përjashtonte përdorimin e forcës për të kapur ishullin e pavarur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024