Kina rifillon importet e prodhimeve detare nga Japonia NULL NULL 30.06.2025 09:07 30.06.2025 09:07 Kina njoftoi të dielën se do të rifillojë menjëherë importet e prodhimeve detare nga disa rajone të Japonisë, duke i dhënë fund një ndalimi të përgjithshëm dyvjeçar që ishte vendosur për shkak të shqetësimeve mbi shkarkimin e ujërave të trajtuara nga centrali bërthamor i Fukushimës. Sipas një njoftimi të Doganave të Kinës, ndalimi do të vazhdojë për produktet e detit nga dhjetë prefektura japoneze: Fukushima, Gunma, Tochigi, Ibaraki, Miyagi, Niigata, Nagano, Saitama, Tokio dhe Chiba, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Produktet nga rajonet e tjera të Japonisë do të lejohen të eksportohen në Kinë vetëm nëse shoqërohen me certifikata shëndetësore, certifikata për zbulimin e substancave radioaktive dhe dokumente të origjinës së prodhimit, të gjitha të lëshuara nga qeveria japoneze. Autoritetet kineze thanë se vendimi u mor pasi, pas monitorimeve të gjata ndërkombëtare dhe testimeve të pavarura kineze, nuk u zbuluan anomali në ujin e shkarkuar. Kina kishte ndaluar importet e të gjitha prodhimeve të detit nga Japonia në gusht 2023, pak pasi Japonia filloi të lëshojë në det ujërat e trajtuara të centralit bërthamor, duke shkaktuar një përplasje diplomatike dhe ekonomike. Në njoftimin e fundit, Kina deklaroi se do të vazhdojë mbikëqyrjen e rreptë të importeve japoneze dhe do të ndërmarrë masa nëse konstatohen shkelje të ligjeve dhe standardeve kineze të sigurisë ushqimore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shoqëria civile: Kuvendi nuk mund të mbetet peng, bllokada po cenon rendin demokratik 22 minuta më parë
Kosova Takimi mes liderëve pa rezultat, Kuvendi ende i bllokuar, Jehona Lushaku-Sadriu sot në “DPT te Fidani” 34 minuta më parë