Kina prodhon makinën 3D – kushton vetëm 1600 euro (Video) NULL NULL 02.04.2015 10:31 02.04.2015 10:31 Teknologjia sot ka arritur që falë stampimit në 3D të përfitohen objekte të ndryshme, stoli, lodra, veshje e sende të tjera. Por që të prodhosh një makinë dhe madje një makinë tërësisht funksionale, kjo po që e paparashikueshme. Dhe sigurisht revolucioni vjen nga Kina, aty ku është stampuar makina e parë 3D. Makina dyvendëshe në ngjyrë të artë është quajtur ‘Shuya’ dhe kushton afërsisht 1600 euro. Makina elektrike mund të arrijë shpejtësinë deri 40 km/h dhe i ka kaluar testet e para rrugore duke xhiruar nëpër rrugët e rrethinës Hainan, në Kinën jugore. Sigurisht që jo të gjitha pjesët e makinës janë stampuar në 3D; vetëm kabina, pjesët e tjera janë ato të çdo makine tjetër elektrike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Anija kozmike e Kinës synon të sjellë mostra 'novatore' nga asteroidi pranë Marsit 2 weeks