Kina, një ndër shtetet më të këqija për gazetarët

Kina, një ndër shtetet më të këqija për gazetarët

NULL NULL
3 weeks më parë

Kina vazhdon të ketë ndikim në censurim, mbikëqyrje dhe propagandë në internet të “niveleve të paprecedentë”, ka thënë organizata joqeveritare “Reporterët pa Kufij (RSF)”, duke e bërë atë një nga vendet më të këqija në botë për gazetarët.

Në indeksin vjetor të lirisë së shtypit, publikuar të martën, mbikëqyrësi global gjithashtu theksoi një rritje të shtypjes dhe sulmeve ndaj gazetarëve në të gjithë botën gjatë pandemisë COVID-19, njofton Klan Kosova.

Indeksi vlerëson situatën e lirisë së shtypit në 180 vende dhe territore dhe RSF tha se të dhënat treguan se gazetaria është “plotësisht e bllokuar ose e penguar” në gati tre të katërtat e vendeve të hulumtuara duke e bërë edhe më të vështirë për njerëzit që të kenë qasje në informacionin e duhur në kohën e emergjencën shëndetësore. ‘

Përveç Kinës, katër vendet në fund të renditjes janë Xhibuti, Turkmenistani, Koreja e Veriut dhe Eritrea, shkruan Al Jazeera.

Norvegjia, Finlanda, Suedia, Danimarka dhe Kosta Rika u renditën në vendet më të larta për lirinë e shtypit.