Kina ende nuk i ka dhënë Rusisë armë për luftën në Ukrainë, thotë Shtëpia e Bardhë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kina ende nuk i ka dhënë Rusisë armë për luftën në Ukrainë, thotë Shtëpia e Bardhë

NULL NULL
07.03.2023 19:27
Shtepia e Bardhe

Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk e ka parë ende Kinën të furnizojë Rusinë me armë për luftën në Ukrainë dhe nuk pranoi të shtjellojë veprimet e mundshme hakmarrëse të SHBA-së nëse Pekini vendos ta bëjë këtë.

“Kina ka një zgjedhje për të bërë këtu”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby kur u pyet nga gazetarët për ndonjë transferim të mundshëm të armëve, shkruan cnbc, transmeton klankosova.tv.

Kirby tha se masat shtesë të sanksioneve do të ishin një diskutim në tryezë midis presidentit të SHBA Joe Biden dhe asaj të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Washington këtë javë, por nuk pranoi të spekulojë për Kinën.

Ai tha se SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë shpresojnë që Kina “nuk ia lehtëson zotit Putin vrasjen e ukrainasve të pafajshëm”.