Kina dhe Bjellorusia bëjnë thirrje për armëpushim në Ukrainë NULL NULL 01.03.2023 15:50 01.03.2023 15:50 Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, një aleat i ngushtë i Rusisë, dhe homologu i tij kinez, presidenti Xi Jinping, u takuan të mërkurën në Pekin. Ata kërkuan një armëpushim dhe negociata në mënyrë që të arrihet një zgjidhje politike e konfliktit në Ukrainë. “Thelbi i qëndrimit të Kinës është të bëjë thirrje për paqe dhe të inkurajojë bisedimet, si dhe të respektohen shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjitha vendeve”, u citua të ketë thënë Xi nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV. Takimi midis të dyve arriti në një miratim të një propozimi paqeje prej 12 pikash kineze, që bën thirrje për integritet territorial. Bjellorusia “pajtohet plotësisht dhe mbështet pozicionin dhe propozimet e Kinës për një zgjidhje politike të krizës së Ukrainës, e cila ka një rëndësi të madhe për zgjidhjen e krizës”, citon CCTV të ketë thënë Lukashenko. Duke iu referuar qartë ShBA-së dhe aleatëve të saj, Xi shtoi se “vendet përkatëse duhet të ndalojnë politizimin” dhe në vend të kësaj të marrin masa që “përparojnë vërtet një armëpushim” dhe të ndalojnë luftën për të zgjidhur krizën në mënyrë paqësore. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lushaku–Sadriu për videon e publikuar nga LVV: "Material propagandues, për keqardhje" 2 months
Lajme Radev pas takimit me Macronin: Maqedonia e Veriut të dëshmojë me rezultate se synon integrimin në BE 2 months