Kina dërgon ekipin e parë mjekësor të testimit të COVID-19 në Hong Kong NULL NULL 03.08.2020 09:18 03.08.2020 09:18 Shtatë zyrtarë shëndetësorë kanë mbërritur në Hong Kong nga Kina kontinentale, anëtarët e parë të një ekipi prej 60 personash që do të kryejnë testimin për COVID-19. Kjo është hera e parë që zyrtarët kinezë të shëndetit kanë ndihmuar në Hong Kong dhe ndodh përderisa Hong Kongu përballet me një rritje të mprehtë të infeksioneve të reja. Por disa këshilltarë lokalë ngritën shqetësimin se Kina mund të mbledhë mostra të ADN-së për qëllime mbikëqyrjeje, tha Reuters. Tensionet janë të larta midis grupeve pro-demokracisë në Hong Kong dhe qeverisë kineze pasi Pekini vendosi një ligj të ri të sigurisë kombëtare në Hong Kong në qershor, i cili kritikët thotë se shkatërron liritë, transmeton Klan Kosova. Ligji gjithëpërfshirës, i cili u kritikua lejon burgim të përjetshëm për ata që Kina përcakton se kanë marrë pjesë në akte shkëputjeje, nënshtrimi dhe përplasjeje me forcat e huaja. Anëtarët e ekipit shëndetësor janë kryesisht nga spitalet publike në provincën jugore të Guangdong, sipas mediave shtetërore kineze Global Times, dhe do të ndihmojnë me testimin masiv në rajon, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.