Kina dënon shkencëtarin që krijoi foshnjat e para të modifikuar gjenetikisht NULL NULL 21.01.2019 18:00 21.01.2019 18:00 Kina thotë se shkencëtari, i cili pretendon se ka krijuar foshnjat e para të modifikuara gjenetikisht vitin që shkoi, ka vepruar në mënyrë të paligjshme në ndjekje të famës dhe pasurisë. Pretendimi i Jiankui se ka ndryshuar gjenet e vajzave binjake në mënyrë që ato të mos mund të prekeshin nga semundja HIV, u përball me kundërshtime dhe skepticizëm. Hetuesit thonë se studiuesi do të përballet me një dënim të rëndë pasi veproi pa u konsultuar me askënd dhe falsifikoi dokumente lidhur me etikën. Profesori Jiankui, i cili thuhet se është nën arrest shtëpiak, ka mbrojtur punën e tij. Në nëntor, ai i tha ishte krenar për punën e tij të editimit të gjeneve, një praktikë e ndaluar në shumicën e vendeve, përfshirë Kinën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 23 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 24 orë më parë