Kina bën thirrje për dialog pas vendimit për tarifat në SHBA NULL NULL 23.02.2026 09:30 23.02.2026 09:30 Kina ka deklaruar se po bën një vlerësim të plotë të vendimit të Gjykatës së lartë Amerikane, e cila rrëzoi një pjesë të tarifave të vendosura nga administrata amerikane në kuadër të luftës tregtare globale. Ministria kineze e Tregtisë i bëri thirrje Uashingtonit të heqë masat unilaterale tarifore, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve është në interes të përbashkët. Lufta është e dëmshme si për Kinën ashtu edhe për SHBA-në, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv Çështja e tarifave pritet të dominojë agjendën e takimit të tij të planifikuar me presidentin kinez Xi Jinping në fund të marsit.