Kimmich: Keq që Basti u largua NULL NULL 11.08.2015 16:23 11.08.2015 16:23 Reprezentuesi i Gjermanisë për U-21 është ndjerë keq kur e ka parë idhullin e tij të largohet në drejtim të Manchester Unitedit, por nuk mendon se arritja e Arturo Vidalit në Allianz Arena është penguese për zhvillimin e tij. Joshua Kimmich e ka pranuar se vendimi i Bastian Schëeinsteigerit për t’u larguar në drejtim të Manchester Unitedit e ka çuditur dhe “dëmtuar” atë, pasi ai ishte i vendosur të mësonte sa më shumë nga mesfushori me përvojë. Kimmich iu bashkua kampionit të Bundesligas nga Stuttgarti. Megjithatë, vendimi për largim i Schëeinit e ka dëshpëruar Kimmichun. “Jam i pikëlluar që Schëeinsteiger u largua. Mund të mësoja shumë nga ai”. “Ai ka fituar Championsin dhe Kupën e Botës”. “Basi ka qenë gjithmonë idol për mua. Do të doja të luaja krah tij”. “Do të ishte e mrekullueshme që të luaja me të në kombëtare. Të gjithë ëndërrojnë të luajnë për Gjermaninë”. “Arturo është i përshtatshëm për Bayernin. Por, arritja e tij nuk më dëmton mua asgjë”. “Dua të mësoj sa më shumë dhe të arrij ato nivele”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.