Kim paguan vajza që t'ia provojnë rrobat - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kim paguan vajza që t’ia provojnë rrobat

NULL NULL
07/09/2018

Në sezonin e ri të serialit ‘Keeping up with the Kardashians’ çdo ditë e më tepër po zbulohen sekrete të çuditshme të familjes, sjelljet e tyre dhe se si pasuria që kanë po i kalon kufijtë e normales.

Në episodin e fundit, bukuroshja Kim Kardashian kishte deklaruar se kishte paguar asistenten e saj qe t’i bënte selfie pasi nuk donte ta lodhte kyçin e dorës.

Mirëpo kjo nuk është e tëra. Ajo tha se tashmë kishte paguar edhe vajza modele me përmasat e saj që t’ia provonin rrobat dhe t’ia dërgonin fotografitë, kështu që ajo do të vendoste se çfarë të vishte.

Anëtarët e familjes Kardashian tashmë njihen për jetën e tyre luksoze dhe viteve të fundit janë bërë edhe imazh i shumë markave të njohura botërore të modës, meqë paraqitja e tyre ka ndikim të madh tek publiku i gjerë dhe janë shumë vajza nëpër botë që ndjekin shembujt e tyre.