Kim Kardashian dhe Kanye West, shfaqen për herë të parë krah njëri-tjetrit pas ndarjes - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kim Kardashian dhe Kanye West, shfaqen për herë të parë krah njëri-tjetrit pas ndarjes

NULL NULL
01/12/2021

Kim Kardashian dhe Kanye West u ribashkuan për të marrë pjesë në shfaqjen finale të Louis Vuitton për stilistin e ndjerë, Virgil Abloh.

Kanye dhe Kim, u panë në rreshtin e parë në prezantimin e veshjeve për meshkuj të Louis Vuitton 2022 në Miami, të martën në mbrëmje, me vajzën e tyre North, ulur mes tyre, shkruan People, përcjell Klankosova.tv

Prezantimi shënon herën e parë që ish-çifti është parë publikisht së bashku, që kur Kim filloi të takohej me komedianin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson. Përveç North, Kim dhe Kanye kanë edhe një vajzë, Chicago, dhe djemtë Saint Ëest, dhe Psalm.

Që kur Kim paraqiti kërkesën për divorc nga reperi në shkurt, ish-çifti është fokusuar në bashkëprindërimin në mënyrë paqësore.