Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kim Kardashian blen shtëpi e cila kushtoi 70 milionë dollarë

NULL NULL
20.09.2022 08:23

Kim Kardashian ka blerë një rezidencë në Malibu për një shumë të madhe parash.

41-vjeçarja thuhet se ka dhënë 70.4 milionë dollarë për një pronë buzë oqeanit në lagjen Encinal Bluffs në Malibu, Kaliforni, transmeton Klankosova.tv.

Cindy Crawford dhe Rande Gerber zotëronin më parë shtëpinë dhe e shitën atë për 45 milionë dollarë në vitin 2018. Shtëpia më pas u rendit në fillim të këtij viti për 99.5 milionë dollarë, por përfundimisht shkoi për një çmim shumë më të ulët.

Shtëpia ka 3,2 hektarë dhe përmban 7,450 metra katrorë hapësirë ndenjeje me katër dhoma gjumi dhe 5 banja. Prona përfshin një fushë tenisi me madhësi të plotë, një shkallë që të çon poshtë në një plazh të izoluar, një pishinë dhe banjë të veçantë.

Shtëpia përmban pamje mahnitëse të oqeanit dhe ka një palestër brenda.

kim kardashian malibu mansion 014823648

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.