Kim dhe Kanye shkëlqejnë në ditëlindje të Diddy NULL NULL 15.12.2019 21:15 15.12.2019 21:15 Kim Kardashian iu bashkua bashkëshortit të saj Kanye West, prodhuesit legjendar Dr. Dre dhe gruas së tij Nicole Young, në festën e 50 vjetorit të lindjes së yllit Diddy. Festa, e prezantuar nga Ciroc Vodka, u mbajt në në rezidencën 40 milionë dollarëshe të këngëtarit në Holmby Hills të shtunën në mbrëmje. Kim tërhoqi vëmendjen e të gjithëve e veshur në një fustan të artë, përderisa Kanye dukej i mprehte i veshur në një kostum. Natyrisht ylli televiziv kishte theksuar linjat e saj, përderisa me flokët e gjata kishte realizuar një dukje natyrale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.