"Kiks Kosova" zbulon lokalet ku kryhej prostitucion, policia mbyll tetë prej tyre (VIDEO)

“Kiks Kosova” zbulon lokalet ku kryhej prostitucion, policia mbyll tetë prej tyre (VIDEO)

NULL NULL
2 months më parë

Aksioni i titulluar “Dhjetori 2021” ka mbyllur lokalet, për të cilat emisioni “Kiks Kosova” kishte raportuar disa javë më parë.

Emisioni i Klan Kosovës ka shkuar edhe në vendin e ngjarjes, për të parë vendin, ku policia ka ndërmarrë aksionin për mbylljen e lokaleve, ku dyshohej se ushtrohej prostitucion.

Në pamjet e kamerës shihet që lokalet, që disa javë më parë kanë qenë duke ushtruar veprimatarinë e tyre, nuk veprojnë më.

Në raportin e fundit të policisë thuhet që ky aksion ka rezultuar me tetë lokale të mbyllura.