Kifle me kanellë, recetë e shpejtë dhe e thjeshtë NULL NULL 11.10.2019 11:00 11.10.2019 11:00 Nëse edhe juve u pëlqen kanella, po aq sa neve, atëherë u propozojmë të gatuani këto kifle jashtëzakonisht të shijshme e të buta. Përbërësit: 500 gr miell 20 gr tharm të freskët buke 20 gr sheqer kripë 250 ml qumësht 1 vezë 80 gr gjalpë Për mbushjen: 100 gr gjalpë 2 lugë gjelle kanellë 60 gr sheqer kafe Për lyerjen: 1 vezë Tharmin me sheqerin i mbulojmë me qumësht të ngrohtë dhe i lëmë të pushojnë për 10 minuta (për t’u fermentuar).Miellit të situr ia shtojmë tharmin e fermentuar, vezën, kripën dhe gjalpën e shkrirë. Bëjmë një brumë të butë. Brumin e mbuluar e lëmë në vend të ngrohtë për 45 minuta. Më pas, brumin e fermentuar e ndajmë në dy pjesë. Pjesën e parë e hollojmë hollë, lyejmë me 50 gr gjalpë të shkrirë dhe sipër ia hedhim 30 gr sheqer kaf dhe një lugë kanellë. Më pas petën e mbështjellin në formë roleje dhe e prejmë në forma trekëndore, të cilat në mes i shtypim pak për t’u ‘zgjeruar’. Njësoj veprojmë edhe me petën tjetër. Kiflet e përgatitura i rendisim në tavën ku do të piqen dhe i lëmë të pushojnë edhe 20 minuta të tjera të mbuluara. Pastaj i lyejmë me një vezë të rrahur dhe pjekim në furrën e parangrohur në 180 gradë për 15-20 minuta. Ju bëfshin mirë ! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.