Kievi thotë se pesë viktima të sulmit iranian në Bat Yam ishin ukrainas NULL NULL 15.06.2025 19:07 15.06.2025 19:07 Ndërtesa të dëmtuara shihen pas një sulmi nga një raketë iraniane në Bat Yam, Izrael, të dielën - Reuters Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë se pesë nga viktimat e një sulmi iranian në qytetin izraelit, Bat Yam ishin shtetas ukrainas. Në njoftimin e kësaj ministrie bëhet e ditur se tre nga të vrarët janë të mitur, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Si rezultat i një sulmi raketor iranian kundër Izraelit dhe një rakete që goditi një ndërtesë banimi në Bat Yam, pesë shtetas ukrainas, përfshirë tre të mitur, u vranë”, thuhet në njoftim. Numri i të vdekurve nga sulmi aktualisht është shtatë persona, ndërsa bëhet e ditur përmes deklaratës së po të njëjtën ministri se diplomatët ukrainas po punojnë me policinë izraelite për të identifikuar dhe riatdhesuar trupat. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.