Kievi në zjarr, Rusia e sulmon me numër të madh dronësh NULL NULL 10.07.2025 07:51 10.07.2025 07:51 Foto nga BBC Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, administrata ushtarake e Kievit raportoi sulme me dronë rusë në gjashtë lagje të qytetit. “Ndërtesa banimi, automjete, depo, ndërtesa zyrash dhe jo-banesore po digjen”, tha kreu i administratës Tymur Tkachenko në një postim në Telegram, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. “Fatkeqësisht, kemi dy të vdekur”, tha ai më vonë. “Këta njerëz u vranë nga rusët. Kjo është një humbje e tmerrshme”. Në lagjen Podilsky të Kievit, një qendër kujdesi shëndetësor parësor u “shkatërrua pothuajse plotësisht”, tha kryebashkiaku Vitaliy Klitschko. Banorëve të qytetit u është kërkuar të strehohen derisa të hiqet sirena e sulmit ajror, dhe gjithashtu të mbyllin dritaret kur të kthehen në shtëpitë e tyre sepse ka “shumë tym” në Kiev. Gjatë natës, forcat ajrore të Ukrainës raportuan një kërcënim për sulme me dronë rusë në një numër rajonesh. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kishte ndonjë viktimë jashtë Kievit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Katër deputetë të Listës Serbe votojnë për, Guri: Duan t'i fshehin marrëveshjet me Listën Serbe (VIDEO) 3 minuta më parë
Lajme Spiropali në Bullgari: I rëndësishëm, përshpejtimi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE 24 minuta më parë
Kosova Guri: Deputetët e VV-së me përqeshje më kanë quajtur "bebe e Janjenvë" (VIDEO) 27 minuta më parë