Kida nis bashkëpunimin me një kompani tjetër (FOTO) NULL NULL 08.02.2019 11:03 08.02.2019 11:03 Pak kohë më parë Kida ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Instagram se është larguar nga shtëpia diskografike “On records” ku dhe ka filluar karrierën e saj. Ndonëse arsyet nuk u bënë të ditura, këngëtarja ka publikuar një foto me drejtuesit ku i falënderonte për bashkëpunimin disavjeçar dhe ku njoftonte se kishte ardhur koha që ky bashkëpunim të ndërpritej. Megjithatë, Tashmë këngëtarja ka njoftuar se do të bashkëpunojë me një tjetër shtëpi diskografike “Avd digital”, shkruan blitz. Ajo ka postuar në Instagram një foto, nëpërmjet së cilës informon ndjekësit se ka hapur një kanal të ri në Youtube dhe që së shpejti do të publikojë këngë të reja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.