Kica (LDK): Për ministren Haxhiu, Gjykata Kushtetuese më nuk qenka e mirë NULL NULL 25.03.2023 14:28 25.03.2023 14:28 Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka komentuar deklarimin e sotëm të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila foli për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit Prokurorial të Kosovës. Kica, në një shkrim në Facebook, shkroi se ministrja Haxhiu paska filluar ta vë në pikëpyetje kredibilitetin e Gjykatës Kushtetuese. “Kjo Gjykatë Kushtetuese e ka rrëzuar Qeverinë Hoti – vendim që i shkoi për shtat asokohe ministres Haxhiu. Kjo Gjykatë Kushtetuese ka gjetur me të drejtë 22 shkelje në marrëveshjen për Asociacionin – që i shkoi për shtat gjithë VV-së si pretekst se në pushtet kishim shkelës të Kushtetutës. Por, kur e njëjta gjykatë ka filluar t’i evidentojë shkeljet e ministres Haxhiu, ajo paska filluar të befasohet”, ka shkruar Kica në Facebook. Sipas Kicës, Haxhiu sot është zyrtarisht shkelësja e kushtetutës që dikur e përçmonte si tradhti kombëtare dhe “i dhemb rruga që ka shtruar vetë me kolegë”. Ajo tha se për ministren e Drejtësisë, më nuk qenka e mirë Gjykata Kushtetuese. “I paska rënë ndërmend se në pushtet paska ndonjëherë edhe njerëz që gabojnë, jo monstrumë. Megjithëse duke i njohur – këta nuk gabojnë pa qëllim. Për ministren nuk qenka më Gjykata Kushtetuese e mirë. Ndryshon puna tash. Fati që kushtetutshmëria e këtij vendi nuk varet nga Albulenat. E natyrisht as nga Doarsat. Qoftë gjithmonë kështu”, shtoi ajo. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months