13:00, 16 Maj 2019

Khloe Kardashian ka deklaruar se po kujdeset që vajzës së saj të mos i transmetojë energji të keqe pas ndarjes nga Tristan.

Anëtarja e familjes së famshme amerikane ka thënë se nuk e kishte problem që ish i dashuri i saj ishte prezent në ditëlindjen e vajzës së tyre True, meqë sipas saj edhe pse në moshën 13-muajshe vogëlushja mund të ndjejë kur atmosfera është e keqe.

Për më tepër, Khloe shtoi se dëshiron që vajza e saj të ketë eksperienca dhe kujtime të njëjta si vetë ajo kur është rritur dhe se babi duhet të jetë pjesë e tyre.

Përfundimisht bukuroshja do të bënte çdo gjë për vajzën e saj, dhe aty përfshihet edhe aktrimi sikur të jetë e lumtur kur është nevoja.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë