Khloe Karadashian prezanton të birin në sezonin e dytë të “The Kardashians” NULL NULL 22.09.2022 23:09 22.09.2022 23:09 Modelja e famshme amerikane, Khloe Kardashian ka pushtuar sërish kryetitujt e botës rozë, duke zbuluar në premierën e dytë të serisë “The Kardashians”, momentet e para pas ardhjes në jetë të djalit të saj, i cili u lind nga një nënë surrogate. Khloe, ka rrëfyer rrugëtimin drejt lindjes së djalit, i cili erdhi vetëm disa muaj pasi ish i dashuri i saj, basketbollisti, Tristan Thompson u përfshi në një skandal tradhtie, duke ngritur polemikë për atësinë me një grua tjetër. Djali i Kardashian, të cilin ajo e ndan me Thompson dhe u mbart nga një nënë surrogate, zbulohet të ketë lindur në Qendrën Mjekësore “Cedars-Sinai” në Los Anxhelos më 28 korrik të këtij viti, shkruan CNN, transmeton KlanKosova.tv. Në premierën e re të “The Kardashians”, e motra e Khloe, Kim Kardashian, e cila po ashtu mirëpriti dy nga fëmijët e saj me ndihmën e një nëne surrogate, iu bashkua asaj në ditën e ardhjes në jetë të foshnjës. Madje, Kim, ishte përkujdesur që të gjitha momentet interesante dhe emocionuese t’i dokumentonte përmes disa videoincizimeve, të cilat u bënë publike, po ashtu në premierë. Modelja, e ka mirëpritur ardhjen në jetë të djalit të saj, pas një periudhe jo të lehtë, që prej skandaleve me ish të dashurin. “Që nga dhjetori, çdo ditë jam ndier e dëshpëruar dhe e trishtuar, dhe tani që djali im është këtu, mund të vazhdoj përpara dhe të kënaqem. Është pothuajse sikur ta mbyll atë kapitull dhe të mbaroj këtë traumë dhe ta lë pas vetes”, ka thënë Khloe. “Tani më në fund mund të filloj procesin e shërimit. Tani filloj të shijoj jetën time me dy fëmijë në të dhe ta kuptoj këtë. Kjo do të jetë dita e parë, dhe ky do të jetë fillimi i diçkaje pozitive, të lumtur dhe të bukur”, ka shtuar ajo, menjëherë pas takimit me djalin. Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson nisën të takoheshin në vitin 2016, ndërkohë vetëm dy vjet më vonë, dyshja pritën në jetë vajzën e tyre, True. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.