Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Khan, rivali i fundit i Mayweather

NULL NULL
07.05.2015 10:26
Ish-kampioni i botës në kategorinë WBA dhe WBA Super, Amir Khan ka thënë se është rival i denjë për të luftuar me më të mirin e botës.

Boksieri britanik Amir Khan ka thënë se pret që ai të jetë rivali i fundit i Floyd Mayweatherit, në meçin lamtumirës që ky i fundit e ka paralajmëruar për shtator.

Ai bëri me dije se për një gjë të tillë nuk e pengon as muaji i Ramazanit, që përfundon kah mesi i korrikut, e të cilin e respekton me agjërim.

“Ramazani sivjet është pak më herët, kështu që besoj se nuk ka asnjë problem që unë të boksoj në shtator”, tha ai, duke lënë të kuptohet se koha e mbetur deri në shtator i mjafton për të ushtruar si duhet.

Por, për t’u ndeshur me Mayweather, Khan duhet fillimisht të mposht Chris Algierin, në meçin e paraparë të zhvillohet më 29 maj në New York.

Britaniku ka lavdëruar amerikanin për fitoren e arritur ndaj Manny Pacquiaos, më 2 maj në Las Vegas, duke thënë se boksieri që tashmë ka 48 fitore dhe asnjë humbje, bëri atë çfarë i duhej të bënte për të fituar.

Ai ka thënë se është rival i denjë për më të mirin e globit në kategorinë e mesme.

Mayweather është kampion absolut i botës ndërsa Khan ish-kampion në versionet WBA dhe WBA Super.

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.