12:46, 6 Prill 2020

Boksieri i famshëm anglez, Amir Khan ka ndarë teorinë e tij të veçantë të komplotit rreth pandemisë së koronavirusit botëror.

Khan ka thënë se koronavirusi është shpikje njerëzore dhe se testimi i 5G ka lidhje me këtë.

“Unë nuk mendoj se ka ardhur nga Kina. Njerëzit thonë se ka origjinë nga një lakuriq dhe supë gjarpri. A besoni se është marrëzi? A besoni vërtet se koronavirusi ka ndonjë lidhje me rrjetin 5G? Koronavirusi është një shpikje njerëzore. Ata po testojnë 5G për të na hequr qafe,” shkruan Idenpendent përcjell Klan Kosova.

Boksieri anglez e lidhi paraqitjen e rrjetit 3G në 2003 me SARS, rrjetin 4G me gripin e derrave 2009, dhe 5G me përhapjen masive të Covid-19.

Konkurs Pune

Lexo më shumë