KH Vëllaznimi tërhiqet nga garat, shkak gjendja financiare NULL NULL 24.02.2024 22:52 24.02.2024 22:52 Klubi hendbollistik Vëllaznimi ka njoftuar se është tërhequr nga garat për shkak të gjendjes financiare. Këtë klubi gjakovar e ka bërë të ditur në rrjetet sosiale, duke falëndëruar lojtarët dhe trajnerët që kanë zhvilluar stërvitje pa paga. “Sonte mbas ndeshjes së KH Vëllaznimi ndaj KH Besa, dhe humbjes se thellë, lojëtarët murren vendim, që mos te vazhdojin garat”, thuhet në njoftim. “Ky vendim është rrjedhojë e gjendjes shumë të keqe financiare të klubit që disa kohë, dhe pa asnjë shenjë pozitive për tê ardhmen e klubit. Lojtarët dhe trajnerët që shumë kohë zhvillojin stërvitjet dhe ndeshjet pa paga, dhe falë tyre, klubi vazhdon garat që dy stinorë”. “Klubi falenderon të gjithë lojëtarët, trajnerët, stafin teknik, dhe gjithë ata që japën sado pak për ketë klub”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.