KFOR-i thotë se po e "shqyrton" kërkesën e Serbisë për vendosjen e trupave - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KFOR-i thotë se po e “shqyrton” kërkesën e Serbisë për vendosjen e trupave

NULL NULL
16.12.2022 15:44

Qeveria e Serbisë i ka dorëzuar sot letër KFOR-it, ku i ka kërkuar që të bëhet kthimi i njëmijë trupave serbe në Kosovë.

KFOR në një përgjigje për Klan Kosova ka konfirmuar se e ka pranuar një letër të tillë.

“Kemi marrë një letër nga Serbia dhe aktualisht jemi duke e shqyrtuar. KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij në OKB”.

klankosova.tv