KFOR-i ndihmon FSK-në në shuarjen e zjarreve (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 31.07.2021 20:10 nga Qendresa Sinani 31.07.2021 20:10 Turqia po digjet, e më lehtë nuk po kalon as jugu i Shqipërisë. Por, dyshohet se për shkakun e njëjtë, temperaturave të larta, flakët shpërthyen edhe në Kosovë, të premten mbrëma, përcjell klankosova.tv. Zjarri vërshoi 7 vatra të maleve në Rugovë të Pejës, por kjo nuk i zuri në befasi Agjencinë e Menaxhimit Emergjent. Zjarrëfikësit, ushtarët e FSK-së dhe policia punuan për ta shuar zjarrin nga toka, derisa me kova të mbushura me ujë, nga qielli intervenuan edhe ushtarët e KFOR-it. Kështu zjarri u lokalizua ndonëse u prekën mbi 50 hektarë male, derisa ekipet po vazhdojnë të qëndrojnë në vendngjarje në mënyrë që situata mos të përsëritet, përcjell klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024