KFOR-i ndihmon familjen Cena NULL NULL 05.05.2015 20:27 05.05.2015 20:27 Me ndihmën e KFOR-it austriak dhe atij gjerman dhe komunave të Gjakovës dhe Therandës është ndërtuar shtëpia për familjen dymbëdhjetë anëtarëshe Cena nga fshati Planqor i Komunës së Gjakovës. Me këtë rast, sot nga KFOR-i austriak është organizuar përurimi solemn i objektit të ri. “Komuna e Gjakovës me mundësitë e qeverisjes lokale po i kushton vëmendje të vazhdueshme komuniteteve pakicë, si dhe përpos infrastrukturës dhe përmirësimit të kushteve bazike tashmë me ndihmën e donatorëve po arrijmë që t’i trajtojmë edhe rastet që janë më në nevojë”, ka thënë ndër të tjera Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Komuna e Gjakovës ka dhënë pronën në shfrytëzim për ndërtimin e një objekti më të përshtatshëm për familjen Cena, komuna e Therandës ka ndarë kontejnerin kurse një mirënjohje dhe respekt të veçantë meriton KFOR-i austriak, gjerman dhe motrës Johanna që krahas misionit paqeruajtës në Kosovë gjeti formë dhe mundësi për t’i ndihmuar kësaj familje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita Ndërkombëtare Pa Makina – qytetarët me biçikleta e trotinetë e shfrytëzojnë sheshin deri te rrethi i Flamurit 1 day