KFOR-i konfirmon aksidentin në Leposaviq NULL NULL 18.12.2022 12:06 18.12.2022 12:06 Mbrëmë Klan Kosova ka raportuar se një veturë e KFOR-it ishte goditur të premten mbrëma nga një automjet tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Leposaviq derisa automjeti i KFOR-it ka qenë i ndalur, ndërsa mësohet se vetura është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është lajmëruar edhe në polici si “Rrezikim i personave ndërkombëtarë”. E kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga KFOR-i, derisa mohon se ishin cak i ndonjë sulmi atje “Asnjë veturë e KFOR-it nuk ka qenë cak i një sulmi nga persona të panjohur në Leposaviq. Ky ndoshta është një keqkuptim që lidhet me një aksident trafiku të një veture të KFOR-it në të njëjtën zonë”, thuhet në përgjigje për Klankosova.tv Ndërkaq të shtunën u raportua po ashtu se KFOR-i ka qenë cak i sulmit në Leposaviq. Një veturë godet automjetin e KFOR-it në Leposaviq dhe largohet nga vendi i ngjarjes *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla për policin që vdiq në vendin e punës: Ishte i angazhuar në luftë kundër çdo lloj kriminaliteti 10/12/2023
Kosova Tahiri (AAK): Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është e thjesht, tre vjet asnjë njohje 10/12/2023