KFOR-i italian mbështet qendrat e mjekësisë familjare

KFOR-i italian mbështet qendrat e mjekësisë familjare

NULL NULL
1 javë më parë

Qendrat e mjekësisë familjare në Kaçanik dhe Han të Elezit pranuan nga kontingjenti ushtarak italian i KFOR-it disa pajisje mjekësore, përfshirë elektro-kardiografe digjitale, defibrilatorë dhe makina të oksigjenit.

Nisma u financua nga Ministria Italiane e Mbrojtjes me synim të rritjes së aftësive të dy qendrave mjekësore të cilat ofrojnë kujdes shëndetësor për 45,000 persona që jetojnë në ato dy komuna. Javën e kaluar ushtarët italianë të KFOR-it rehabilituan gjeneratorin e oksigjenit mjekësor në spitalin e Prizrenit.

KFOR-i dhe kombet që kontribuojnë me trupa po zbatojnë një numër të projekteve të asistencës në fushën e shëndetësisë, veçanërisht në përkrahje të reagimit lokal ndaj Covid19, nga të cilat përfitojnë të gjitha komunitetet në Kosovë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, misioni i udhëhequr nga NATO-ja ka siguruar pajisje mbrojtëse personale për institucionet shëndetësore në Kosovë, ndërsa ka lehtësuar shpërndarjen e ndihmës nga shtetet aleate dhe partnere, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Poloninë, Turqinë dhe Austrinë, transmeton Klan Kosova.