KFOR-i intervenon nga ajri, shuhet zjarri në Prevallë NULL NULL 14.08.2024 14:33 14.08.2024 14:33 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se zjarri është shuar në Prevallë dhe kjo falë intervenimit të KFOR-it nga ajri. Përmes një postimi në Facebook, Totaj tha se nuk duket se ka shenja se mund të përsëritet gjendja e njëjtë, dhe poashtu falënderoi KFOR-in për përkushtimin për t’u gjetur aty kur rrezikohet prona dhe jeta e banorëve në Kosovë, njofton Klankosova.tv. Postimi i plotë i Totajt: Të nderuar qytetarë, Si rezultat i përcjelljes së gjendjes së krijuar me zjarret në Prevallë dhe pas konsultimeve me të gjithë akteret, përfshirë edhe KFOR-in, u vlerësua se për ta evituar rrezikun e përhapjes së mëtutjeshme të zjarrit duhet intervenuar nga ajri. KFOR-i edhe një herë e ri konfirmoi përkushtimin për t’u gjetur aty kur rrezikohet prona dhe jeta e banorëve në Kosovë. Gjate intervenimit nga ajri, nga ana e KFOR-it, me anë të helikopterëve është hedhur ujë, ndërsa, zjarri është shuar dhe nuk duket se ka shenja se mund të përsëritet gjendja e njejtë. Megjithatë, bashkë me të gjithë akterët relevant në terren jemi në përcjellje të situatës. Jemi falënderues dhe mirënjohës jo vetëm ndaj KFOR-it por dhe ndaj të gjithë akterëve tjerë të cilët dhanë kontributin, se pari për ta menaxhuar e pastaj për të shuar zjarrin. Falënderim për shtabin emergjent të krijuar nga Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë e Komunës së Prizrenit, posaçërisht zjarrfikësve prizrenas që monitoruan situatën gjatë gjithë kohës. Bashkë jemi më të fortë! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.