KFOR-i e cilëson si të dhunshme hyrjen e kryetarëve në zyra, bën thirrje për përmbajtje NULL NULL 26.05.2023 22:27 26.05.2023 22:27 Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, e ka cilësuar si të dhunshme hyrjen e tre kryetarëve në ndërtesat e komunave. Sipas tyre, kjo situatë është jashtëzakonisht e rrezikshme për procesin e normalizimit dhe rrezikon përshkallëzimin e mëtejmë të tensioneve. “KFOR-i dënon me vendosmëri këto akte të njëanshme dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna që mund të kërcënojë sigurinë në Kosovë”. “Koordinimi midis të gjithë akterëve është thelbësor për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”, thuhet në reagimin e KFOR-it, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se pas situatës së krijuar në veri, forca të shumta të KFOR-it janë parë duke e monitoruar për së afërmi gjendjen atje. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS