KFOR: Disa nga pjesëtarët e personelit tonë janë testuar pozitiv me Covid-19 - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KFOR: Disa nga pjesëtarët e personelit tonë janë testuar pozitiv me Covid-19

NULL NULL
18/04/2020

Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO ka bërë të ditur se disa nga pjesëtarët e personelit të saj janë testuar pozitiv me Covid-19, dhe për fat të keq dy punëtorë civilë kanë humbur jetën.

Përmes një komunikate për media, KFOR thekson se cilido ushtar që tregon shenja të infektimit me koronavirus apo ka pasur kontakte me dikë të infektuar, vendoset në karantinë, transmeton Klan Kosova.

“Ashtu si në pjesën tjetër të shoqërisë, disa nga pjesëtarët e personelit tonë janë testuar pozitiv, dhe për fat të keq dy punëtorë civilë humbën jetën. Cilido ushtar i KFOR-it që tregon shenja të infektimit nga COVID-19 apo ka pasur kontakte me dikë të infektuar, vendoset në karantinë. Nëse ushtarët e KFOR infektohen, ata trajtohen ne hapësirat mjekësore në bazat e KFOR-it dhe futen në karantinë për të zvogëluar ekspozimin, përpara se të evakuohen”.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Në përgjigje ndaj pandemisë globale të virusit Corona, Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO po vazhdon në mënyrë të rregullt misionin e saj të mandatuar nga Kombet e Bashkuara për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur ushtarët e saj, partnerët dhe popullsinë e Kosovës.

Në javët e fundit, njësitë e KFOR-it kanë kryer patrullime, aktivitete ndërlidhëse dhe monitoruese si dhe kanë mbështetur institucionet dhe komunitetet lokale, përmes dhurimit të pajisjeve mbrojtëse personale dhe dërgimit të ushqimit dhe rrobave për familjet në nevojë, në koordinim me Kryqin e Kuq në Kosovë. Si reagues i parë i sigurisë, KFOR-i i ofron mbrojtje Manastirit të Deçanit, vend i rëndësisë së madhe fetare ortodokse dhe kulturore.

Radio K4 transmeton çdo ditë në gjuhën shqipe dhe serbe informacione mbi mënyrën si t’i përgjigjemi pandemisë dhe të parandalojmë përhapjen e virusit.

KFOR mbetet vigjilent dhe vazhdon të monitorojë dhe vlerësojë situatën në koordinim të ngushtë me Institucionet në Kosovë dhe Ministrinë e Shëndetësisë në veçanti, si dhe me Organizatat e Sigurisë dhe Komunitetin Ndërkombëtar.

“Kapacitetet e KFOR-it në kryerjen e operacioneve për të kontribuar në sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë nuk janë dobësuar. Ne mbetemi absolutisht të përkushtuar për të ruajtur forcen tone parandaluese dhe te mbrojtjes, ndërsa ndihmojmë në kufizimin e përhapjes së virusit. Forcat tona mbeten të gatshme dhe puna jonë thelbësore vazhdon, nën mandatin e dhënë nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara te vitit 1999 “, deklaroi gjeneralmajor Michele Risi, Komandant i KFOR-it.

Në aspektin e parandalimit, që nga fillimi i pandemisë COVID-19, KFOR-i ka zbatuar masa të kujdesshme bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit, me qëllim te lehtesimit te rreziqeve për personelin e saj dhe për të gjitha komunitetet e Kosovës.

Masat e tilla zbatohen në të gjitha bazat dhe objektet e KFOR-it dhe përfshijnë masa të rrepta higjienike, ekzaminim dhe kontrolle të të gjithë personelit ushtarak, kufizime të përkohshme në aktivitete jo thelbësore. Kontraktuesit lokalë të Kosovës që tregojnë shenja ose kanë një histori ekspozimi nuk lejohen te hyjne në baza.

Ashtu si në pjesën tjetër të shoqërisë, disa nga pjesetaret e personelit tane janë testuar pozitiv, dhe për fat të keq dy punëtorë civilë humbën jetën. Cilido ushtar i KFOR-it që tregon shenja të infektimit nga COVID-19 apo ka pasur kontakte me dikë të infektuar, vendoset në karantinë. Nëse ushtarët e KFOR infektohen, ata trajtohen ne hapesirat mjekësore në bazat e KFOR-it dhe futen në karantinë për të zvogëluar ekspozimin, përpara se të evakuohen.

klankosova.tv