KFOR deklarohet për dronët Bayraktar: Hapësira ajrore e Kosovës është autoritet parësor i yni NULL NULL 17.07.2023 18:21 17.07.2023 18:21 Armend Mehaj Kosova tashmë është pajisur me dronë “Bayraktar”. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, njoftoi të dielën se ushtria jonë tashmë i ka gjashtë sosh. Dronët e llojit TB-2 u blenë nga kompania turke Baykar. E lidhur me këtë është deklaruar KFOR-i. Misioni i NATO-s në Kosovë thekson se bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, hapësira ajrore e Kosovës është autoritet parësor i komandantit të KFOR-it. Tutje në reagim thuhet se presin nga institucionet kosovare koordinim dhe të procedurat ekzistuese. ”Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për të fluturuar mbi Kosovën nga një vend në tjetrin me fluturime komerciale; hapësira e poshtme ajrore mund të përdoret për nevoja specifike, rast pas rasti dhe sipas autorizimit të mëparshëm nga komandanti i KFOR-it”, thuhet në reagim. ”KFOR-i vazhdon të mbështesë zhvillimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës sipas mandatit të tyre fillestar, duke përfshirë operacionet e mbrojtjes civile siç janë shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese, kërkimi dhe shpëtimi dhe reagimi ndaj derdhjeve të materialeve të rrezikshme. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e përmendur të OKB-së”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS Publikohen dronët Bayraktar, gjithçka gati për fluturim (VIDEO)