13:21, 5 Dhjetor 2019

Klubi i Futbollit “Vëllaznimi” ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit të Garave të FFK-së,  pasi kjo ky i fundit ka nisur procedura disiplinore ndaj klubit.

Përmes një shkrimi në Facebook, ky klub ka akuzuar gjyqtarët si dhe vëzhguesit për mos raportim të drejtë të rastit në ndeshje, transmeton Klan Kosova.

“Të përkujtojmë se gjatë kësaj vjeshte, në Gjakovë, ndeshjet i kanë fituar 2 Korriku, Malisheva e Vllaznia (Pozharan) dhe ato kanë kaluar siç është më së miri, bile, në disa raste, të përcjella edhe me duartrokitje. Nëse ka qenë kështu në ato ndeshje kur klubi ynë ka pësuar humbje të dhimbshme, pse do të duhej të jetë ndryshe në ndeshjen me Onixin të cilën e fituam. Mirëpo, mysafirët, të cilët, dukej qartë, kishin ardhur me ambicie për të fituar, kur e vërejtën se këtë nuk mund ta arrijnë, filluan të provokojnë në të gjitha mënyrat e mundshme deri te ato veprimet më të pahijshme të cilat nuk u duron as letra në të cilën po shkruajmë”.

“Si është e mundur që vëzhguesi e gjyqtari, futjen e trajnerit tonë në fushë për të qetësuar situatën pas përjashtimit të pamerituar të futbollistit Vokshi, ta trajtojnë si shkelje të rëndë të disiplinës dhe të njëjtin ta ndëshkojnë me karton të kuq. Si është e mundur që vëzhguesi ti trajtoi si persona zyrtar të klubit mysafir ata që ishin në tribuna e ku u kacafytën me publikun. Për të evituar përsëritjen e kacafytjeve, zyrtari për siguri i klubit tonë i fton të njëjtit të vendosen në hapësirën e paraparë për mysafirë nderi. Por edhe nga aty, personat që vëzhguesi i trajton si zyrtar të klubit mysafir, vazhdojnë me sjellje josportive, provokime dhe konflikte, për ç’arsye, disa prej tyre, policia i dërgon në stacionin policor. Vallë a nuk e di vëzhguesi (mbase nuk dëshiron ta di kur është në pyetje Vëllaznimi) se persona zyrtar të klubit trajtohen ata që janë të regjistruar në protokollin e ndeshjes, e jo ata që qëndrojnë në publik me shikuesit”.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të KF Vëllaznimit.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë