KF Drenica bëhet me kryesi të re, kryetar zgjidhet Mustaf Bajraktari

KF Drenica bëhet me kryesi të re, kryetar zgjidhet Mustaf Bajraktari

NULL NULL
3 months më parë

Mustaf Bajraktari është zgjedhur kryetar i klubit të futbollit Drenica.

Kjo vjen pas dorëheqjes së tashmë ish-kryetarit Ilir Veliqi, një javë më parë, përcjell Klan Kosova.

“Kryesia e re klubit do të përbëhet nga 21 anëtarë, të cilës kryesi do t’i prijë, biznesmeni nga Skenderaj, Mustaf Bajraktari. Në kryesi, tashmë janë edhe shumë biznesmen dhe sportistë të njohur si në Skenderaj por edhe jashtë qytetit tonë, që do t’i ndihmojnë klubit në financim dhe organizim”.

“Përveç kryetarit Bajraktari, nënkryetar janë emëruar, Bastri Mehmeti dhe Rexhep Birinxhiku, ndërkohë që drejtor sportiv është emëruar ish-futbollisti dhe ikona e klubit të Drenicës, Besim Bajraktari. Gjithashtu, drejtuesit e klubit shumë shpejt do të emërojnë edhe shtabin teknik i cili do t’i prijë Drenicës në edicionin e ri të garave 2021/2022”, thuhet në njoftim.

Te kjo skuadër gjatë ditëve të fundit janë larguar disa nga futbollistët titullar që bartën barrën kryesore të kësaj fanelle në edicionin e fundit në Superligë.