KF Ballkani u tregon kodin e sjelljes tifozëve të vet: Mos shani, mos ofendoni, kurrë mos gjuani gjësende në fushë NULL NULL 17.03.2018 22:19 17.03.2018 22:19 Klubi Futbollistik Ballkani nga Suhareka që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës kanë hartuar një rregullore dhe kanë bërë një thirrje publike për tifozët e skuadrës. Klubi ka hartuar disa rregulla se si duhet tifozët t’i përkrahin ata dhe si të bëjnë tifozllëk. Në disa nga këto rregulla thuhet që kundërshtari të respektohet dhe asnjëherë të mos shahet nga tribunat e të mos ofendohet. Gjithashtu kërkohet nga tifozët që të mos gjuajnë gjësende në fushë, njofton Klan Kosova. KF Ballkani për momentin gjendet në vendin e dytë në Ligën e Parë me 41 pikë, pesë më pakë se lideri KEK-u, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 19 orë më parë