Kevin Durant në histori të ekipit të SHBA-së NULL NULL 31.07.2021 22:55 31.07.2021 22:55 Kevin Durant u bë lojtari me më së shumti shënime në historinë e Ekipit të SHBA-ve pasi ata siguruan një vend në çerekfinale në Lojërat Olimpike të Tokios. Sulmuesi i Brooklyn Nets, 32 vjeç, përfundoi me 23 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime ndërsa SHBA mundi Republikën Çeke me 119-84. Kjo e çon totalin e karrierës së tij olimpike në 354 pikë nga tre Lojëra që ka marr pjesë, duke e vënë atë përpara 336 të Carmelo Anthony, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Skuadra amerikane do të zbulojë kundërshtarët e tyre në çerekfinale në shortin e së dielës. Franca, e cila mundi SHBA-në në ndeshjen hapëse, mundi Iranin 79-62 për të përfunduar në krye të grupit A, ndërsa Australia e forcoi vendin e tyre në krye të grupit B me një fitore 89-76 ndaj Gjermanisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.