9:08, 25 Janar 2020

Trend i padiskutueshëm dhe i pavdekshëm, xhinset rikonfirmohen si një trend i fortë, joshës, casual, elegant, por mbi të gjitha zgjidhja ideale për këdo që ka një dollap plot me veshje, por ‘ska asgjë për të veshur’.

Sipas revistës së modës Grazia.it, këto janë mënyrat e duhura për të veshur xhinset ‘top’ të pranverës 2020.

Si të veshni xhinset me bel të lartë?

Bel i lartë+xhaketë e shkurtër. Mbështetuni tek xhinset e errëta me linja të drejta, një xhaketë tweed jeshile ulliri dhe kompletojeni veshjen me një palë sandale gold me lidhëse në kavilje. Në fund një çantë clutch ngjyrë pink do të ishte detaji që do të bënte diferencën.

Si t’i vishni xhinset e gjera në fund?

Shumë grave iu pëlqen shumë kombinimi i xhinseve të tilla me këpucët me maj. Zgjidhni tonin kamel dhe sipër kombinojeni me një xhaketë ngjyrë fildishi poshtë së cilës mund të vishni një t-shtirt të bardhë ose golf ngjyrë neutrale. Një çantë jeshile pylli do të kompletonte këtë kombinim me të cilin do të bënit një figurë të mirë në zyrë.

Si t’i vishni xhinset e gjera?

Xhinset e gjera duken perfekte për të realizuar një pamje mashkullore. Zgjidhni një palë me bel të lartë dhe butona përpara, kombinojini me një këmishë stil mashkullor të kaltër dhe një palë këpucë të zeza me lidhëse, living. Dhe kompletojeni look-un me një pardesy me printe check dhe rrip në mes. Look-u perfekt për një stil sporty-chic.

Konkurs Pune

Lexo më shumë