Këto tri gjëra mund ta përkeqësojnë gjendjen me diabet - Klan Kosova

Këto tri gjëra mund ta përkeqësojnë gjendjen me diabet

NULL NULL
2 weeks më parë

Diabeti është një një gjendje që po rritet globalisht, ai prek shumë njerëz dhe ka nevojë për menaxhim të kujdesshëm për të shmangur probleme shtesë.

Kjo lloj sëmundje bën që nivelet tuaja të sheqerit të bëhen shumë të larta dhe ju duhet të merrni insulinë çdo ditë për t’i mbajtur këto nivele nën kontroll.

Ekspertët kanë treguar ka zgjedhje të stilit të jetesës që mund të rrisin rrezikun e sëmundjes.

Rastet e diabetit janë rritur në vitet e fundit, me llojin 2 që përbën rreth 90 përqind të të gjitha rasteve.

Endokrinologia Minisha Sood tha se nëse mendoni se jeni në rrezik për ta zhvilluar atë, atëherë ekzistojnë tre gjëra në jetën tuaj për të cilat duhet të jeni të vetëdijshëm.

Këto janë mungesa e ushtrimeve, dieta e varfër dhe mungesa e gjumit, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Të jesh i ulur dhe të hash ushqime të përpunuara, të pasura me kalori dhe të varfra me lëndë ushqyese mund të predispozojnë një person për diabetin”, u shpreh ajo.

Të qenit mbipeshë ju vë në rrezik dhe këto janë një gjendje që mund të jetë rezultat i një diete të dobët dhe mungesës së stërvitjes.

Ndryshe, një studim i mëparshëm zbuloi se njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë janë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit.