Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këto janë ushqimet që ndihmojnë në largimin e erës së hudhrës

NULL NULL
05.05.2023 11:27
hudhra

Doktoresha Megan Rossi, ka zbuluar trukun e saj të thjeshtë për të hequr erën e hudhrës nga goja në vetëm disa sekonda.

Ajo tha se të hash një mollë është mënyra më efektive për të larguar nga goja erën e shkaktuar nga hudhra, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

Rossi shtoi se hudhra mund të qëndrojë si aromë në gojën e një personi deri në një ditë, ndërsa tha se përveç mollës, ushqimet e tjera që mund ta përmirësojnë aromën janë edhe menta, majdanozi dhe spinaqi.

Edhe pa e ngrënë mollën, Dr Megan tha se përfitimet shëndetësore të hudhrës ia vlejnë rrezikun për të patur erë të keqe.

“Përbërësi kryesor aktiv është alicina, e cila mbështet sistemin tonë imunitar për të luftuar viruset”, tha ajo.

“Një provë klinike e vitit 2001 tregoi se marrja e një suplementi të hudhrës çdo ditë zvogëloi mundësinë e ftohjes dhe kohën e rikuperimit”. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.