20:12, 8 Janar 2017

Nga ditë e hënë deri të mërkurën vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë polare.

Nga pasditja e së mërkurës pritet të vijnë masat e ajrit nga ana e jugperendimit të cilat do të zbusin këtë gjendje të acarit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -22 deri -17 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri në 1 gradë Celsius.

Reshje bore të intensitetit të dobët vende-vende do të ketë ditën e hënë dhe të martën.

Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlerat e normales.

Temperaturat më të ulëta parashihen të jenë të mërkurën, njofton Klan Kosova.

 

 

 

  • Fjalë kryesore:

Konkurs Pune

Lexo më shumë