Këto janë shenjat që tregojnë se personi me të cilin po dilni, është i duhuri për ju NULL NULL 16.04.2022 22:02 16.04.2022 22:02 Shpesh njerëzit kanë vështirësi për ta kuptuar nëse personi me të cilin po dalin është i duhuri apo jo. Ekspertët kanë përcaktuar disa shenja që tregojnë se ai është personi i duhur. Shenja e parë sipas tyre është kompromisi, pra nëse jeni në gjendje të negocioni është një tregues kryesor se sa përshtateni me njëri-tjetrin, shkruan The Independent, përcjell Klankosova.tv. Nëse partneri juaj është dëgjues i mirë, pra iu kushton vëmendje deri flisni, atëherë kjo është një shenjë se ai është i duhuri Mosmarrëveshjet sipas ekspertëve nuk janë domosdoshmërisht një gjë e keqe, por në varësi të mënyrës se si i trajtoni, ato mund të jenë pjesë përbërëse e jetëgjatësisë së një lidhje dashurie. Ajo që duhet të keni parasysh është edhe se kur je me personin e duhur, nuk ka gjykim, ose se të paktën nuk duhet të ketë. Ju duhet të ndjeheni të lirë të jeni vetvetja dhe të tregoni të gjitha anët e personalitetit tuaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.