Këto janë përfitimet nëse merrni vaj peshku dhe magnez së bashku NULL NULL 29.05.2024 00:13 29.05.2024 00:13 Vaji i peshkut dhe magnezi janë dy suplemente të njohura që përdoren për një sërë arsyesh. Vaji i peshkut është i dobishëm në sigurimin e energjisë, si dhe për të ndihmuar në funksionimin e zemrës, mushkërive dhe sistemit imunitar. Derisa, magnezi përdoret në shumë procese të rëndësishme të trupit, duke përfshirë menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak, presionin e gjakut dhe funksionin e muskujve dhe nervave. Marrja e vajit të peshkut dhe magnezit së bashku mund të jetë e dobishme për njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës dhe trurit. Meqenëse vaji i peshkut ndihmon në uljen e niveleve të triglicerideve dhe grumbullimit të pllakave, suplementi mund të përmirësojë rrjedhën e përgjithshme të gjakut dhe të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, shkruan Health.com, përcjell Klankosova.tv Vaji i peshkut dhe magnezi janë treguar gjithashtu se përmirësojnë shëndetin mendor. Prandaj, marrja e të dy suplementeve mund të jetë veçanërisht e dobishme për njerëzit me ankth ose depresion.